Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në Malishevë, vdes një person

| 10 Nën 2023 | 09:04 | Nga

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Joviq të Malisheveës, në mes një veture dhe një motoçiklete, ku si pasojë ka vdekur drejtuesi i kësaj të fundit.

Rasti ka ndodhur gjatë pasdites së të enjtes.

Trupi i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia e Kosovës bëri me dije se rasti është nën hetime.

Të ngjashme