Aksident mes trenit dhe automjetit në Shtrubullovë, dy të lënduar

Prishtinë | 19 Dhj 2025 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku mes një treni dhe një automjeti ka ndodhur rreth orës 13:30 në fshatin Shtrubullovë të Drenasit.

Si pasojë, dy persona kanë mbetur të lënduar dhe kanë marrë tretman mjekësor.

Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, duke bërë të ditur se me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal.

“Rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Shtrubullovë në Drenas. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet . Si pasojë e aksidentit, dy persona janë lënduar të cilat kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, tha ajo

Të ngjashme