Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në magjistralen Gjilan-Prishtinë, saktësisht në fshatin Parallovë, ku për pasojë janë lënduar tre persona.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Gjilan, Ismet Hashani. Ai tha se të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit të Gjilanit dhe janë jashtë rrezikut për jetë, raporton telegrafi.
“Rreth orës 10:45 në rrugën magjistrale Gjilan-Prishtine, gjegjësisht në hyrje të fshatit Parallovë, afër restorantit ‘Zheneva’ ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, në mes të dy veturave civile, me ç’rast tre persona kane pësuar lëndime trupore, dy meshkuj dhe një femër, dhe janë sjellë në Emergjencën e Spitalit Rajonal ne Gjilan. Te lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Hashani.
Deri te aksidenti besohet se ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së kushteve, mirëpo Hashani tha se rreth ngjarjes janë duke u kryer hetime.
“Policia e Kosovës është duke i zhvillu hetimet rreth këtij rasti”, tha shkurt ai.