Në një aksident trafiku që ndodhi në afërsi të Novi Sadit, midis Shajkashit dhe Budisavës, dy persona kanë vdekur dhe tre të tjerë pësuan lëndime të rënda, njoftoi portali i Novi Sadit “021”.
Në përplasjen e veturave”Citroen” dhe “Audi”, shoferi dhe një pasagjer nga “Audia” vdiqën dhe tre të lënduarit u transferuan në Qendrën Klinike të Vojvodinës, raporton ky portal i Novi Sadit duke iu referuar informacioneve të policisë.
Policia ende nuk ka lëshuar një njoftim zyrtar lidhur me aksidentin, transmeton Klan Kosova.