Një aksident trafiku ka ndodhur në mëngjesit e sotëm mes një veture dhe një minibusi në autostradën “Ibrahim Rugova”, në Prizren-veri, ku janë lënduar disa persona.
Për Ekonomia Online e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili njoftoi se viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor
Ai shtoi se në aksident janë përfshirë një veture me targa vendore dhe një minibus me targa te huaja.
“Është njoftuar prokurori përderisa njësitet kompetente policore janë duke i hetuar shkaqet e aksidentit. Edhe një herë apelojmë tek drejtuesit e automjeteve për kujdes dhe vigjilencë më të shtuar gjatë vozitjes për të shmangur aksidentet në trafik”, tha Hoxha për EO.