Një aksident ka ndodhur në magjistralën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshati Besi ku një veturë e ka goditur një biçiklist.
Si pasojë e aksidentit biçiklisti ka marrë lëndime.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha.
” Është raportuar për një aksident në Besi. Një veturë e ka goditur biçiklistin. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes. Është njoftuar edhe autoambulanca dhe i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor”- tha Hoxha.