Dy këmbësore kanë marrë lëndime trupore pasi janë goditur nga një veturë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 20:24 në rrugën “Lufta e Gjilanit”, në Gjilan.
Siç thuhet në raport, viktimat janë dërguar në spitalin e Gjilanit, ku njëra është ndaluar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësorë.
“Vozitësi mashkull kosovar, me veturë nga pa kujdesia, ka goditur dy këmbësoret femra kosovare. Viktima janë dërguar në Spitalin e Gjilanit, ku njëra është ndalur për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa tjetra është liruar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.