Aksident në Istog, pesë të lënduar

Prishtinë | 08 Dhj 2019 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Një aksident ka ndodhur në fshatin Bajincë të Istogut.

Si pasojë pesë persona kanë marrë lëndime trupore.

“Sot në mesditë rreth orës 12:20 Policia e Kosovës është informuar për një aksident në fshatin Bajincë të Istogut. Në këtë aksident kanë qenë të involvuara dy vetura, dhe si pasojë e aksidentit, ekipi mjekësor ka konstatuar se 5 persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Rugova.

“Sipas ekipit mjekësor, lëndimet e pesë personave janë të lehta”- shtoi Rugova, raporton Klan Kosova.

Të ngjashme