Në fshatin Komoran, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, me ç’rast kanë pësuar lëndime dy persona meshkuj. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Raporti i plotë:
Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy ngasësit e automjeteve meshkuj K/Shqiptarë dhe shtatë pasagjere të gjitha femra K/Shqiptare. Të lënduarit për tretman mjekësor janë dërguar në QKUK.