Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në magjistralen Kaçanik-Ferizaj. Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i vdekur.
Policia ka bërë të ditur se dyshohet se vozitësi nuk e ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së automjetit me kushtet e rrugës dhe si pasojë, ka goditur një këmbësor të cilit i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.
“Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet ku dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së automjetit si dhe kushteve të rrugës godet këmbësorin mashkull i cili pëson lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës, në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor:, ka njoftuar Policia.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Insitutitin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë.