Aksident në Merdare, vdes një person

| 29 Kor 2019 | 08:56 | Nga

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Merdare.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar këtë aksident.

“Aksidenti mes dy veturave ka ndodhur rreth orës 02:00 pas mesnatës në rrugën Prishtinë-Podujevë, më saktësisht në fshatin Merdare”, tha ajo.

Të ngjashme