Aksident në Podujevë, gjashtë të lënduarit u dërguan në QKUK

Prishtinë | 04 Maj 2023 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të mërkurën mbrëma në fshatin Bajqinë të Podujevës.

Në mesin e të lënduarve, janë edhe dy ngasësit e automjeteve të përfshira, njëri prej të cilëve është i moshës së mitur.

Siç njofton raporti 24 orësh i policisë, personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Të ngjashme