Aksident në Prizren, shtatë të lënduar

Prishtinë | 06 Kor 2016 | 10:02 | Nga

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur mbrëmë në magjistralen Prizren-Gjakovë, në Landovic, ku kanë mbetur të lënduar 7 persona.

“Dy prej tyre janë të lënduar rëndë, ndërsa 5 persona të tjerë janë të lënduar më lehtë”, ka thënë për klankosova Vesel Gashi, zyrtar për informim në rajonin e Prizrenit.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës, për shkak të mos përshtatjeve të rregullave në trafik.
Në aksident janë përfshirë dy vetura, njëra me tabela të Maqedonisë dhe tjera me tabela të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme