Dy vetura janë përfshirë në një aksident rrugor në aksin Mitrovicë-Bajgorë të premten pasdite.
Siç shihet në fotografitë nga vendi i ngjarjes, të cilat i ka siguruar Insajderi, njëra prej veturave të përfshira në aksident ka përfunduar nën trasenë e rrugës.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe auto-ambulanca pasi, siç mëson gazeta, disa persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti.