Aksident në Skenderaj lëndohen pesë persona

Skenderaj | 26 Maj 2017 | 14:39 | Nga

Nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës është bërë e ditur se të enjtën në Skenderaj janë lënduar pesë persona në një aksident ndërmjet dy veturave. Aksidenti besohet që është shkaktuar nga mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës.
Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.

Njoftimi i plotë i policisë.

Skenderaj 25.05.2017-10:32. I dyshuari mashkull K-Shqiptar duke lëvizur me veturën me traga vendore nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë se lëvizjes me kushte te rrugës ka goditur veturën tjetër qe drejtohej nga viktima femër K-Shqiptare. Si pasojë e aksidentit, dy drejtuesit dhe tre pasagjer një mashkull dhe dy femra K-Shqiptare kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërkohë që bazuar në statistikat e policisë gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 21 akidente me persona të lënduar dhe 32 të tjera pa të lënduar

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme