Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën Vërmicë-Prizren.
Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar një person.
“Një person derisa ishte duke drejtuar veturën e tij ka goditur shtyllën elektrike të rrugës duke e dëmtuar atë.Si pasojë e vetëaksidentit, lëndime trupore ka pësuar ngasësi i cili pas trajtimit mjekësor është liruar “- njofton raporti 24 orësh i Policisë.