Në fshatin Zhur të Prizrenit raportohet për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve civile.
Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona.
Pesë prej tyre pas trajtimit mjekësor janë liruar, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor.