Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në autostradën Prishtinë-Tiranë, përkatësisht në kilometrin e 40-të, ku janë aksidentuar dy vetura.
Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar pesë persona, të cilët janë dërguar në emergjencën e QKUK-së në Prishtinë.
Policia që kanë qenë prezent në vendngjarje kanë konfirmuar për Telegrafin se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e tejkalimit të shpejtësisë.
Pas tërheqjes së veturave të aksidentuara, rruga është lëshuar për qarkullim të automjeteve.