Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot, e shtune, rreth orës 08:00 të mëngjesit në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë, saktësisht në Stanoc. Në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura, por ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri tek përplasja e automjeteve.
Policia ende nuk ka dhënë njoftimin zyrtar për rastin. Kohëve të fundit është shtuar shumë numri i aksidenteve. Policia vazhdimisht ka bërë apel që të vozitet me kujdes të shtuar.