Nuk mundi tu mbijetojë trumave të shkaktuara nga aksidenti rrugor, të ndodhur të premten e 3 majit, në Piza të Italisë.
Siç është raportuar nga mediet fqinje, Manuel Qehaj, shqiptari 28-vjeçar, i cili disa muaj me parë kishte hapur një biznes të tijin, vdiq pas orëve të makthit familjar. I riu la gruan dhe dy fëmijë të vegjël.
Shqiptari ishte duke drejtuar një skuter, kur u përplas me një automjet. Ai kishte dalë nga banesa për të shkuar në punë në ato momente, por përfundoi në spitali, ku gjeti edhe vdekje./Top Channel