Një person ka marrë lëndime trupore në një aksident trafiku i cili ka ndodhur të enjten rreth orës 23:10 në fshatin Sadovinë e Jerlive, Gjilan.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, në aksident kanë qenë të përfshira një automjet dhe një këmbësor.
Siç thuhet në raport, viktima është dërguar për tretman mjekësor.
“Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime ku të përfshirë kanë qenë një automjet me drejtues mashkull kosovar dhe një këmbësor mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime trupore, me ç ‘rast ka pranuar dhe tretman mjekësor”, thuhet në raport.