Në rrugën “Nëna Tereza” në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të tri automjeteve – njëra nga to është e policisë.
Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, ndërkaq, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore.
Të njëjtit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.
“Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, deklaroi Ahmeti.