Dy persona janë lënduar pas një vetëaksidenti të ndodhur në Gjakovë.
Sipas Policisë, një person teksa ishte duke drejtuar veturën ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.
“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke lëvizur me veturë, humb kontrollin mbi veturë dhe përplaset në shtyllën metalike. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi dhe një pasagjer mashkull K-Shqiptar dhe të njëjtit dërgohen për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës..