Aksident trafiku në Qafën e Duhlës, lëndohen tre persona

Prishtinë | 25 Qer 2022 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Shtime-Duhël, konkretisht në vendin e njohur si Qafa e Duhlës.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona, të cilët me Emergjencën e Qendrës Mjekësore të Shtimes, janë dërguar në QKUK, përcjell Klankosova.tv.

Lajmin për Klankosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se në aksident janë përfshirë dy vetura me targa vendore.

Të ngjashme