Një aksident i rëndë trafiku raportohet të ketë ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Carralevë të komunës së Shtimes.
Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar tre persona, ku njëri prej tyre është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
“Është raportuar se e dyshuara f/k derisa ishte duke drejtuar automjetin e saj nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës, duke përfunduar në një hendek”, thuhet në raportin policor.
Aksidenti ndodhi rreth orës 15:00.