Ka ndodhur një aksident trafiku në Suharekë, me ç’rast janë lënduar tre persona.
Në njoftimin e Policisë thuhet se një person duke lëvizur me veturën e tij, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur një veturë të cilën e drejtonte viktima mashkull K-Shqiptar, raporton Ekonomia Online.
Si pasojë e aksidentit ngasësi i veturës dhe tri pasagjere-viktima femra K-Shqiptare kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtat kanë pranuar tretman mjekësor.