Aksident tragjik në Fier, humbin jetën dy persona

Prishtinë | 28 Dhj 2020 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Dy persona kanë vdekur pas një aksidenti tragjik.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin Fierit.

Makina tipit “Toyota” ka rënë në një kanal me ujë, në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”.

Policia, zjarrfikësit dhe urgjenca mjekësore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e automjetit nga uji.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit të sotëm.

Njoftimi i plotë:

Fier/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 07:20, në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”, automjeti tip “Toyota” ka rënë në kanalin me ujë anës rrugës. Si pasojë kanë ndërruar jetë dy shtetas (një mashkull dhe një femër) ende të paidentifikuar. Shërbimet e Policisë, shërbimet zjarrfikëse dhe urgjenca mjekësore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerjen e automjetit nga uji. Po kontrollohet vendi i ngjarjes nëse ka pasur persona të tjerë në automjet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme