Aksident me vdekje në Ferizaj

Prishtinë | 25 Dhj 2016 | 13:59 | Nga

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje një person i gjinisë mashkullore ka ndërruar jetë pasi i është rrokullisur vetura.
“Ferizaj 24.12.2016-03:00.

Raportohet se një mashkull K-Shqiptar duke lëvizur me veturën me targa vendore, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës është rrokullisur.

Si pasojë e aksidentit ngasësi ka pësuar lëndime të rënda trupore i njëjti ka ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme