Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë është lënduar një person.
Në mëngjesin e sotëm në afërsi të Kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë ka ndodhur një aksident zinxhir, ku ishin të përfshira tri vetura.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për lajmi.net se si pasojë e këtij aksidenti një person ka mbetur i lënduar.
“Rreth orës 08:00 në rrugën në afërsi të Kazermës Adem Jashari në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person”, ka treguar Ahmeti.
Tutje ajo ka shkruar se me këtë rast është duke u marrë njësiti i trafikut.