Policia e Lushnjës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në rrugën Lushnjë-Berat, ku janë përfshirë tri automjete.
Sipas policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 16:45, ku drejtuesit e automjeteve janë të moshës 28, 33 dhe 59-vjeçare.
Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i njërit prej automjeteve, i cili për shkak të gjendjes shëndetësore, do të transportohet drejt Spitalit të Traumës për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar.
E lënduar ka mbetur edhe një pasagjere./A2Cnn