Ka ndërruar jetë vajza 8 vjeçare nga Kosova që mbeti e plagosur rëndë në një aksident automobilistik ditën e djeshme në një autostradë në Zvicër.
Mediat lokale shkruajnë se e mitura ishte dërguar në spital me dëmtime të rënda, por fatkeqësisht mjekët nuk mundën ta shpëtonin.
Përveç 8 vjeçares, tre personat e tjerë kanë pësuar lëndime dhe nuk janë në rrezik për jetën. Ndërkohë, drejtuesi kosovar i makinës së dytë që shkaktoi aksidentin po merret në pyetje nga policia zvicerane dhe i është hequr patenta deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.