Mëngjesin e sotëm një aksident ka ndodhur në hyrje të autostradës në Prizren.
Të përfshirë ishin një veturë dhe një minibus, me ç’rast ky i fundit u rrokullis.
Si pasojë 10 persona kërkuan ndihmë mjekësor.
Por, fatmirësisht asnjë nga ta nuk kishte lëndime të rënda.
Daut Hoxha, zëdhënës i policisë tha se “pas trajtimit mjekësor janë liruar për në shtëpi”.