Aksidentohen dy vetura në Gjilan, pësojnë lëndime shoferët

Prishtinë | 29 Maj 2022 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Një aksident tjetër trafiku, ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, ku janë përfshirë dy vetura.

Si pasojë e këtij aksidenti,  kanë pësuar lëndime dy shoferët e veturave, të cilët u përplasën, si pasojë e mosrespektimit të rregullave të komunikacionit.

Sinjali mëson se aksidenti është shkaktuar pasi njëra nga veturat e përfshira ka goditur nga mbrapa automjetin tjetër, pasi nuk e ka përshtatur shpejtësinë dhe nuk e ka mbajtur distancën e duhur.

Dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën  e Spitalit Rajonal të Gjilanit.

Të ngjashme