Tetë futbolliste dhe trajneri i Klubit të Futbollit të Femrave Jakova janë lënduar nga një aksident gjatë kthimit nga Shqipëria.
Si pasojë e këtij aksidenti dy futbolliste dhe trajneri i skuadrës së senioreve, N. Kamberi ndodhen aktualisht për trajtim të mëtutjeshëm në Spitalin e Gjakovës, por fatmirësisht janë pa lëndime serioze dhe jashtë rrezikut për jetë. Pjesa tjetër e futbollisteve pas trajtimit të duhur mjekësor, sot në mesditë, janë liruar në shtëpi.
Në lidhje me ngjarjen, klubi i Gjakovës ka dhënë detaje nga ky aksident.
“Pranuam lajmin për një fatkeqësi trafiku qe i ka ndodhur mbrëmë KFF Jakova ku ishin të lenduar 8 futbolliste dhe treneri Naim Kamberi”, thuhet në njoftim.
“Ne si kryesi dhe te gjithe futbollistët e te gjitha grupmoshave të klubit ju deshirojmë shërim të shpejtë dhe kthim në fushën e gjelbër”.