Aksidentohet autobusi i linjës Gjilan-Prishtinë, lëndohen disa udhëtarë

Prishtinë | 05 Nën 2020 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Një autobus i linjës Gjilan-Prishtinë është aksidentuar sot rreth orës 12:30 në fshatin Parallovë, ku kanë mbetur të lënduar katër persona.

Të lënduarit janë duke u trajtuar në Qendrën Emergjente në Gjilan.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju njoftojmë se sot me 05 nëntor 2020 rreth orës 12:30 në magjistralen Gjilan – Prishtinë në fshatin Parallovë ka ndodhur vet Aksident Trafiku i një autobus i linjës Gjilan -Prishtinë. Policia e Kosovës dhe njësitet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se janë lënduar katër persona të cilët janë duke u trajtuar në Qendrën Emergjente në Gjilan. Sipas raportit të mjekut janë lëndime të lehta trupore”, tha Hashani.

Tutje, ai njoftoi se janë duke u hetuar shkaqet e aksidentit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme