Aksidentohet një grua në Han të Elezit, vdes foshnja që ishte në veturë

Prishtinë | 11 Tet 2019 | 10:03 | Nga Ekonomia Online

Një rast tragjik ka ndodhur dje në fshatin Gorancë të Hanit të Elezit.

Shtetasja e Shqipërisë derisa ishte duke ngarë veturën e saj, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Raportohet se në veturë bashkë me të ishte edhe një foshnje.

Nga lëndimet e marra, shtetasja e Shqipërisë ka arritur të mbijetojë, mirëpo jo edhe foshnja.

Me vendim të prokurorit e njëjta është dërguar për autopsi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme