Aksidentohet për vdekje një person në Elbasan

Prishtinë | 25 Mar 2019 | 11:44 | Nga Ekonomia Online

Një aksident i ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne i ka marrë jetën një 50-vjeçari në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ndodhi në lagjen Shënkoll. Viktima mësohet se lëvizte me biçikletë, kur u përplas nga një kamionçinë që drejtohej nga një 63-vjeçar.

G.K u dërgua në spital i plagosur, por pavarësisht ndihmës mjekësore nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë, raporton TvKlan.

Autoritetet policore shoqëruan në komisariat drejtuesin e kamionçinës, ndërsa hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit vijojnë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme