Pakoja e dyshimtë që alarmoi qytetarët në Elbasan, alarm i rremë

Prishtinë | 28 Jan 2022 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

Pakoja e dyshimtë që alarmoi sot qytetarët e Elbasanit ishte një mjet elektronik.

Forcat e deminimit kanë konfirmuar se nuk kemi të bëjmë me lëndë plasëse.

Prej disa orësh, zona pranë bulevardit të qytetit u rrethua dhe u evakuuar banorët. Nga koshi, dëgjohet një zhurmë pulsuese, çka ka ngritur dyshimet se mund të ishte material shpërthyes.

Me mbërritjen e forcave xheniere, pakoja u ekzaminua dhe më pas u konfirmua se ishte thjesht një mjet elektronik, i hedhur në koshin e mbeturinave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme