Një aksion i gjerë i Policisë së Kosovës është duke u zhvilluar në disa rajone të vendit, kundër kontrandës.
Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.
Ai ka bërë të ditur se aksioni është duke u zhvilluar në disa rajone.
“Aksioni është duke u zhvilluar në disa rajone, me të përfunduar do të dalim me detaje”, ka thënë ai.
Bëhet e ditur se ky aksion është duke u zhvilluar në pesë rajone të Kosovës, dhe i njëjti ka filluar në orët e hershme të mëngjesit.
I njëjti pritet të përfundojë në mesditë.
Po ashtu ajo çfarë dihet është se operacioni është duke u zhvilluar në bashkëpunim me Doganën e Kosovës.