Aksion i madh policor në Prishtinë, arrestohet “vrasësi” i kërkuar ndërkombëtarisht

Prishtinë | 23 Mar 2026 | 13:51 | Nga Ekonomia Online

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Policia e Kosovës.

Në këtë aksion është arrestuar një person me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale “Vrasja”.

“Sot, më 23.03.2026, në Prishtinë, Policia e Kosovës, pas një pune operative në terren, përkatësisht njësia ‘FAST Kosova’, në bashkëpunim me njësitë policore të rendit publik dhe Njësinë për Reagim të Shpejtë (NJRSH), ka realizuar me sukses arrestimin e një shtetasi të huaj të kërkuar nga autoritetet ndërkombëtare për veprën penale ‘vrasje’.Arrestimi është kryer në bazë të një letër-rreshtimi ndërkombëtar (Red Notice), të lëshuar nga autoritetet e INTERPOL-it të Danimarkës”, thuhet në njoftim.

Rasti është duke u trajtuar në koordinim të ngushtë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ndërsa autoritetet kompetente janë duke ndërmarrë veprimet e mëtejme ligjore në përputhje me procedurat në fuqi.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e krimit të organizuar si dhe bashkëpunimin ndërkombëtar për garantimin e sigurisë së përgjithshme.

Të ngjashme