Tre persona janë arrestuar në rajonin e Prizrenit, pasi të njëjtit dyshohet se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.
Kështu ka bërë të ditur për teve1.info, prokurorja, Ervehe Gashi, e cila nuk ka dhënë detaje më tepër në lidhje me arrestimet.
“Po është e vërtetë që janë arrestuar tre persona në Prizren”, tha ajo.
Ndryshe, në media po raportohet se në mesin e të arrestuarve janë zyrtarë të autoshkollave dhe një person pjesë e një institucioni privat, i autorizuar për lëshim të certifikatave shëndetësore të nevojshme për pajisje me patentë-shoferë.