Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka realizuar operacion policor në Prizren, ku janë arrestuar tre persona të dyshuar për “Fajde” dhe “Detyrim”.
Në vendbanimet e të dyshuarve janë sekuestruar dëshmi.
Ata dyshohen se e kanë kanosur një person, duke tentuar ta detyrojnë të veprojë kundër pasurisë së tij.
Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.
Njoftimi i plotë:
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Renda, së bashku me Sektorin Rajonal të Hetimeve të DRP- Prizren dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore-Prizren, më 02.10.2024 ka realizuar operacion policor ku ka realizuar edhe një urdhër-kontrolli lëshuar nga gjykata.
Gjatë zbatimit të operacionit policor, janë arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në veprat penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’. Në vendbanimet e personave të dyshuar janë sekuestruar dëshmi të rëndësishme të cilat do të përdorën si dëshmi në procedura të mëtutjeshme.
Dyshohet se këta persona duke kanosur viktimën, në vazhdimësi kanë tentuar ta detyrojnë që të veprojë kundër pasurisë së tij.
Të dyshuarit pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit nga PTh- Prizren, ndalohen për 48 orë.