Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton se në koordinim me Policinë e Kosovës ka realizuar aksion në fshatrat Bivolak, Zhilivodë dhe Stroc të komunës së Vushtrrisë, përkitazi me dyshimet për nxjerrje ilegale të thëngjillit në këto lokacione.
Sipas njoftimit, gjatë aksionit janë arrestuar gjashtë persona të cilët do të intervistohen nga policia, me dyshimin për kryerjen e veprave penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, njofton Dukagjini.
Po ashtu, janë sekuestruar tre eskavatorë, gjashtë kamioneta, dhe një traktor, që dyshohen se janë përdorur për kryerjen e veprave penale.