Në aksion policor është zhvilluar mëngjesin e hershëm në veri të Mitrovicës.
Zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Ekrem Lutfiu, tha për EkonomiaOnline, se cak i këtij aksioni ka qenë kapja e disa personave të dyshuar për veprën penale “Krim të organizuar” dhe “Keqpërdorim te pozitës zyrtare”.
“Ky aksion është duke u bërë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, si dhe është vazhdim i aksionit te mëparshëm, për arrestimin e tre të dyshuarve për veprat penale “Krim të organizuar” dhe “Keqpërdorim te pozitës zyrtare”.
Aksioni është duke vazhduar akoma.