Aksion për Asociacion, drafti në tavolinë

Prishtinë | 06 Qer 2023 | 19:43 | Nga Dardan Molliqaj

Asociacioni është përgjigja për secilin manovrim taktik të Kurtit. Në objekte apo jashtë tyre; me polici ose pa të; me zgjedhje ose pa zgjedhje. Kurti sillet rreth Asociacionit. Asociacioni është qendra dhe thelbi i tij.

Kjo është analiza e jonë, jo informatë prej ndokujt. Edhe kësaj here kështu ndodhi, e zbuloi Escobar. Drafti paska qenë qysh moti në tavolinën e Kurtit. Escobar tregoi se Kurti e paska, por nuk po e publikon draft-statutin. Publiku pra, kjo është çështje. Si t’ia bëjmë një veshje heroike fundit të një procesi që e vulos zvetënimin e krejt çfarë ishte dhe përfaqësonte?

Kompetencat e autonomisë shkruhen në statut, kostoja politike imunizohet me polici. Asociacionit kompetencat e forta, kryeministrit figurën e fortë të policit. Të gjithë janë të kënaqur.

Procesi i dialogut po shkon drejt fundit. Jemi përpara tërheqjes së madhe. Nuk po flasim për policinë, as për objektet ku do të punojnë kryetarët. Asociacioni është çështja.

Të ngjashme