Në kuadër të përpjekjeve për të krijuar më shumë rregull dhe qarkullim të lirshëm të këmbësorëve në trotuaret e qytetit të Gjakovës, Drejtoria për Punë Inspektuese me kohë ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike dhe ndëshkimin e atyre që në forma të ndryshme zaptojnë trotuaret e qytetit.
Drejtoresha e Drejtorisë së Inspeksionit në Gjakovë, Hana Zeka, njoftoi se gjatë ditës së mërkurë, inspektorët e komunalë kanë ndërmarrë një aksion për lirimin e trotuarit të uzurpuar nga pronarët e dyqaneve të cilët bëjnë ekspozimin e rrobave në trotuare në rrugën në afërsi të tregut të qytetit.
Një aksion tjetër është ndërmarrë në Çarshinë e Vjetër në Gjakovë, me ç’rast janë ndëshkuar pronarët e kafiterive të cilët nuk e respektojnë vijën e paraparë deri ku mund të vendosin tavolinat e tyre. (Radio Gjakova)