Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se në aksionin e koduar “Gropa”, kanë arrestuar 10 persona dhe kanë konfiskuar 70 kilogramë drogë, e llojit heroinë.
Personat janë ndaluar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Aksioni ka ardhë pas një pune të gjatë hetimore, për të cilin Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të mbajë konferencë për media në objektin e Prokurorisë në Ferizaj lidhur me aksionin “Gropa”.
“Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë: z. Shukri Jashari- Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe z. Reshat Murseli – Drejtori i antidrogës në Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Konferenca do të mbahet sonte në orën 19:00.