Vlera e aksioneve të Facebookut ka shijuar rritje prej pesë për qind të premten duke bërë përfundimisht që kompania të harrojë skandalin e mëhershëm.
Aksionet e rrjetit social shpërthyen në 203.64 euro për aksion, që ishte kulmi i arritur ndonjëherë nga Facebooku. Përkthyer në vlerën e tregut, Facebooku vlente në atë momente gati 590 miliardë dollarë.
Kjo ka shtyrë po ashtu që themeluesi i kompanisë, Mark Zuckerberg të jetë i katërti në listën e më të pasurve nga “Bloomberg”. Ai ka pasur 79.7 miliardë dollarë.
Facebooku kishte pasur rënie në vlerë pas skandalit me të dhënat e përdoruesve.