Policia ka marrë aksion që çon në parandalimin e aksidenteve, si rezultat ata kanë shqiptuarrrreth 1000 gjoba.
Ky aksion po zbatohet nga policët e Njësisë Rajonale e Komunikacoinit Rrugor dhe policët e rendit të stacioneve Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit.
Gjithashtu, policia në këto aksione ka konfiskuar edhe 23 patentë shoferë dhe ka ndarë gjoba për shkelje të ndryshme.
Lexoni më poshtë komunikatën e plotë:
Aktivitetet e policisë rajonale në parandalim të aksidenteve
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar me aksionet e saja në identifikim të kundërvajtësve të ndryshëm me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.
Ky aksion, po zbatohet nga policët e Njësisë Rajonale e Komunikacoinit Rrugor dhe policët e rendit të stacioneve Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit në të gjitha rrugët magjistrale dhe lokale të rajonin të Ferizajt. Përveç policëve me uniformë janë të angazhuar edhe policë me rroba dhe automjete civile.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale nga data 14-20 shkurt-2022 ka shqiptuar këto kundërvajtje:
– Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 295 gjoba
– Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 18 gjoba
– Kyçja e parregullt në rrugën kryesore. 7 gjoba
– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 16 gjoba
– Kalimi i afatatit të regjistrimit , 23 gjoba
– Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 15 gjoba
– Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 145 gjoba
– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 46 gjoba
Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 431 gjoba
Heqje e patentë shoferit , 23
– Gjithsej , 996 gjoba
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe ne ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.
Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.