Aksioni pranveror i grumbullimit të mbeturinave të vëllimshme

Prishtinë | 29 Mar 2018 | 17:04 | Nga

Në kuadër të politikave për një qytet sa më të pastër, Komuna e Prishtinës përmes kompanisë së kontraktuar “Pastrimi” organizon aksionin pranveror për grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme si: orendi; shtretër druri ose metali; dollapë druri ose metali; tavolina druri ose metali; karrige druri ose metali; pajisje të kuzhinës; gjësende të tjera shtëpiake nga druri dhe metali.

Aksioni do të zhvillohet 5 ditë, në 5 zona të ndryshme të qytetit, si në vijim:

1) 09.04.2018 e hëne – Mati 1; Matiqan; Bregu i Diellit; Lagjja e Spitalit, Aktash; Muhaxherëve; Velania; Vellusha;
2) 10.04.2018 e marte – Medrese; Gjinaj; Taslixhe; Bledi; Vreshta; Qamëria;
3) 11.04.2018 e mërkure – Kalabri; Qendër; Dardani; Lakrishte; Ulpianë; Hajvali;
4) 12.04.2018 e enjte – Kodra e Trimave;
5) 13.04.2018 e premte – Arbëri; Tophane.

Qytetarët obligohen që në lagjet e caktuara, sipas datave, t’i vendosin mbeturinat para shtëpive të tyre. Ose, në periudhën kohore nga 9 deri më 13 prill, t’i sjellin ato vet në kompaninë “Pastrimi”.

Të ngjashme